image Gjiko e humb betejën me dy portale në Këshillin e Mediave të Kosovës - Sinjali

Gjiko e humb betejën me dy portale në Këshillin e Mediave të Kosovës

news image

Reperi Gjiko ka humbur betejën në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës kundrejt dy portaleve, Insajderi dhe Demokracia.

Gjiko akuzohet se ka rënë në kontakt me një femër të mitur, të cilën e ka mashtruar se do ta bënte këngëtare dhe do ta angazhonte në spote të këngëve. Me të njëjtën, bazuar në këtë dokument, dyshohet se ai ka kryer edhe marrëdhënie seksuale.

Dy medie Insajderi dhe Demokracia kanë raportuar lidhur me atë nëse kjo aktakuzë po rrezikon martesën e reperit me gazetaren Elita Rudi.

Gjiko ishte ankuar për artikujt në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës.

Por, reperi ka humbur betejën me dy portalet.

KMSHK e ka konsideruar si të pabazuar ankesën e Gjikos, i cili pretendonte se mediet e lartëpërmendura, me publikimin e lajmeve me tituj “Historia e përdhunimit ‘trondit’ martesën e Gjikos dhe Elitës! Reagimi i gazetares pas skandalit të bashkëshortit” nga Demokracia.com dhe “Aktakuza për përdhunim, a po e rrezikon kjo martesën e Gjikos me Eliten?” e Insajderit, kanë shkelë kapitujt II dhe V të Kodit të Mediave.

KMShK pas leximit të ankesave dhe shkrimeve ka gjetur se mediet nuk e kanë tejkaluar raportimin e vërtetë në momentin që ka zgjeruar raportimet mbi gjendjen martesore të ankuesve.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin