image Young Zerka lanson projektin e ri “Konflikt”

Muzikë

Young Zerka lanson projektin e ri “Konflikt”

news image

Njihet si një ndër të vetmit artistë shqiptarë që ka debutuar në skenë me një stil mjaft unik.

Bëhet fjalë për këngëtarin, Young Zerka, projektet e të cilit pëlqehen shumë nga audienca.

Kështu, në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka sjell në treg këngën më të re. Këngë kjo e titulluar “Konflikt”.

Instrumentali e së cilës iu besua producentit Cekic Beatz.

Tekstin kësaj radhe e ka shkruar artistja Filloreta Raçi, kurse për pjesën vizuale është përkujdesur Imagine Films.

Që nga lansimi ky projekt është duke u pritur jashtëzakonisht mirë. /Gazeta Sinjali/