image Alarmon Zakharova: Situata në Kosovë nuk është larg shpërthimit të një konflikti të gjerë

Politikë

Alarmon Zakharova: Situata në Kosovë nuk është larg shpërthimit të një konflikti të gjerë

news image

Zëdhënësia e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka thënë se situata në Kosovë nuk është larg shpërthimit të një konflikti të një shkalle të gjerë.

Këto deklarata, Zakharova i ka bërë gjersa ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Përkeqësimi i ri që tregon bindshëm se devijimi nga korniza aktuale rregullative për Kosovën, vetëm provokon ekstremistët e Prishtinës. Situata nuk është larg nga një konflikt real i shkallës së gjerë”, ka thënë Zakharova, transmeton B92.

Gjatë ditës, pas një takimi, Kryeministri i Kosovës dhe Komandanti i KFOR-it, janë pajtuar që barrikadat e vendosura në veri duhet të hiqen së shpejti për ta mundësuar lirinë e lëvizjes.

/GazetaSinjali/