image Young Zerka e pranon se është në lidhje me Ronela Hajatin

Bota e Yjeve

Showbiz/ Young Zerka e pranon se është në lidhje me Ronela Hajatin

news image

Donald Najtellari i njohur me emrin artistik si Young Zerka, është njëri prej artistëve më të pëlqyer shqiptar.

Artisti krahas muzikës është tejet i përfolur kohëve të fundit edhe për jetën e tij private, transmeton Gazeta Sinjali.

Në media ka muaj që qarkullon lajmi se ai është në lidhje me këngëtaren gjithashtu të njohur, Ronela Hajati.

Dyshja për shumë kohë i mohoi këto lajme, duke thënë se vetëm gëzojnë miqësi të mirë. Por, këto lajme më në fund i vulosi edhe vetë Zerka, i cili për “Prive” pranoi se është në lidhje me artisten.

Në pyetjen se a është në lidhje me Ronelën, artisti u përgjigj “jemi bashkë vëlla, punojmë bashkë, qeshim bashkë…Jemi te i njëjti çelës bashkë…”.

Ndryshe, “Y.O.U” është projekti i fundit muzikori i Zerkës në bashkëpunim me Nizën./Gazeta Sinjali/