image Ymeri: VV-ja po kërkon nga PDK-ja të inicojnë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti

Politikë

Ymeri: VV-ja po kërkon nga PDK-ja të inicojnë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti

news image

Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po kërkon nga Partia Demokratike e Kosovës që të inicojnë bashkë mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Por, Ymeri thotë se LVV-ja nuk e cilëson këtë kërkesë për bashkëpunim. Andaj ai ka ironizuar duke thënë se Kuvendi i Kosovës duhet ta trajtojë fjalën bashkëpunim.

“Lëvizja Vetëvendosje po kërkon nga PDK që bashkë ta paraqesin mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti. Por kjo nuk qenka kërkesë për bashkëpunim! Atëherë çka është? Pas diskutimit për kuptimin e fjalës Koti, mbase Kuvendi do të duhej ta trajtonte edhe fjalën Bashkëpunim”, ka shkruar Imeri në Twitter./Gazeta Sinjali/