image Ymeri: Historikisht Albin Kurti e sheh veten si pejgamber

Kosovë

Përshkrimi/ Ymeri: Historikisht Albin Kurti e sheh veten si pejgamber

news image

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri e ka përshkruar shkurtimisht personalitetin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Ymeri ka thënë se Kurti gjithmonë e ka konsideruar veten si njeri të pazëvendësueshëm, si profet, shkruan Gazeta Sinjali.

“Historikisht e sheh veten si njeri shumë të rëndësishëm në politikë, e sheh veten si një, si dikush që e ka porosinë kryesore, si pejgamber”, ka thënë Ymeri.

Ai ka shtuar se Kurti mbivlerësohet edhe nga aktivistët, duke thënë se “mënyra më e mirë me i fitu zgjedhjet është me investu në ta”. /Gazeta Sinjali/