image Trepça fillon në mënyrën më të mirë sezonin, mposhtë Yllin në Mitrovicë - Sinjali

Trepça fillon në mënyrën më të mirë sezonin, mposhtë Yllin në Mitrovicë

news image

Dje ka filluar sezoni i ri i Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan Sinjali Sport.

Sigal Prishtina e deklasoi mbrëmë të inkuadruarën, KB Dritën me rezultat të thellë 124:56.

Sot është zhvilluar derbi i xhiros së parë Trepça kundër Yllit, derisa më  vonë luhet edhe përballja: Prizreni ndaj Rahovecit.

Në Minatorin e Mitrovicës, skuadra vendase e mposhti kampionin në fuqi me rezultat të ngushtë 72:69.

Xehetarët janë një nga më të përforcuarat në eliten e basketbollit kosovar dhe sot e treguan fuqinë e tyre, ku në dy periudha ishin më të mirë se mysafirët.

Lideri i skuadrës, Drilon Hajrizi, me 19 pikë  dhe 8 kërcime ishte më i dalluari te të gjelbërit, kurse bashkëlojtari i tij në kombëtare, Erjon Kastrati, performoi më së miri te therandasit me 14 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin