image Ylli “prek” qiellin, transferon basketbollistin që ka luajtur në NBA

Basketboll

Sport/ Ylli “prek” qiellin, transferon basketbollistin që ka luajtur në NBA

news image

Ekipi basketbollistik Golden Eagle Ylli, e ka zyrtarizuar transferimin e Vander Blue.

Ekipi nga Suhareka ka arritur marrëveshje me Vander Blue deri në fund të sezonit 2019/2020.

Blue është 27 vjeçar i gjatë 193 cm dhe luan në pozitat 1 dhe 2. Anipse me minutazh të vogël ai ka qenë pjesë e dy ekipeve me më së shumti histori në ligën më të fortë në botë, NBA: Boston Celtics dheL La Lakers.

Ai ka marr pjesë në NBA Summer League me ekipet e NBA si: Memphis, Huston,San Antonio, Chicago Dallas dhe LA Lakers.

Së fundmi ai ishte pjesë e ekipeve në ligën NBA D-League 2017-18: South Bay Lakers, 2018-19 Texas Legends 2019-20 Santa Cruz Warriors.

Blue pritet të arrij në Suharekë shumë shpejt për t’u bashkuar me ekipin./Gazeta Sinjali/