Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Bashkimi në çerekfinale të Superkupës së Kosovës, shkruan Sinjali Sport.
Kampioni i Superligës ka triumfuar në Prishtinë ndaj skuadrës prizrenase me rezultat të thellë 93:73.
Skuadra nga Theranda nga fillimi deri në fund ishin më të mirë, duke e dominuar kundërshtarin në tre periudha.
Randalph dhe Erjon Kastrati shkëlqyen për suharekasit duke i shënuar së bashku 42 pikë.
Në anën tjetër Richaud Gitten ishte i pandalshëm për Bashkimin duke realizuar 27 pikë, por të pa mjaftueshme.
Ylli në gjysmëfinale të Superkupës do të luaj ndaj Trepçës. /Gazeta Sinjali Sporti/