image Ylli në “qiellin e shtatë”, kalon në finale të Kupës së Kosovës

Basketboll

Basketboll/ Ylli në “qiellin e shtatë”, kalon në finale të Kupës së Kosovës

news image

Ekipi nga Suhareka, Ylli është finalisti i parë i Kupës së Kosovës në basketboll.

Ata mposhtën Bashkimin në një ndeshje spektakolare në gjysmëfinale me rezultat 79:69, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas pak pritet të fillojë ndeshja tjetër gjysmëfinale mes Rahovecit dhe Pejës.

“Final 8” edhe këtë sezon po zhvillohet në Rahovec, ndërsa sot Vëllaznimi fitoi Kupën në Ligën e parë./Gazeta Sinjali/