image Ylli kualifikohet në finale të Superkupës Mbarëkombëtare

Basketboll

Ylli kualifikohet në finale të Superkupës Mbarëkombëtare

news image

Kampionia aktuale e Kosovës në basketboll, Ylli ka shënuar fitore në gjysmëfinalen e parë të Superkupës Mbarëkombëtare për të siguruar finalen e garës.

Ylli do të pres në finale fituesin e ndeshjes që nis pak më vonë ndërmjet Vllaznisë së Shkodrës dhe Prishtinës. Ky duel luhet në Shkodër.

E Ylli ka qenë dukshëm më i mirë sesa Teuta në Ramazan Njala të Durrësit sonte, duke marrë epërsi nëntë pikëshe pas 10-minutave të para lojë dhe këtë e ka menaxhuar kujdesshëm deri në fund, për të fituar në fund 73-89 [16-25, 18-17, 23-24 dhe 16-23].

Kapiteni Gëzim Morina ka shkëlqyer te Ylli sonte, derisa ka luajtur pa pushim, për të shënuar 27 pikë, 7 kërcime e 2 asistime në fitore.

Mikaile Tmusic është treguar snajper i vërtetë sonte, pasi që ka shutuar 4/6 për tri pikë për të kryer ndeshjen me 19 pikë, 6 asistime e 6 kërcime. 18 pikë të tjera për therandasit i ka shënuar reprezentuesi Erjon Kastrati.

Te Teuta, më efikasi ka qenë amerikani Cameron Satterwhite me 18 pikë të shënuara, kurse 16 pikë i dha Tyler Peterson. /Gazeta Sinjali Sporti/