image Këto janë sfidat interesante në xhiron e tretë të Ligës Unike

Basketboll

Këto janë sfidat interesante në xhiron e tretë të Ligës Unike

news image

Takimi mes Prizreni 16 dhe Rahovecit do të jetë sfida më interesante e xhiros së tretë të Ligës Unike që zhvillohet në fundjavë, shkruan Sinjali Sporti.

Prizreni 16 pret fitore, pasi ky edicion nuk ka qenë i mbarë për të, pasi ka një fitore dhe një humbje. E Rahoveci ka dy humbje e asnjë fitore.

Ndërkaq, të shtunën do të zhvillohet ndeshja mes Vllaznisë e Tiranës.

Sfida tjetër është mes Pejës dhe Kamza Basket. E takimi i fundit është mes Teutës dhe Golden Eagle Ylli.

Liga Unike – Xhiro 3

E shtunë

17:00 Prizreni 16 – Rahoveci

19:00 Vllaznia – Tirana Neptun

E diel

17:00 Peja – Kamza Basket

19:00 Teuta – Golden Eagle Ylli  

/Gazeta Sinjali Sporti/