image ​Derbi shqiptar në Ligën Ballkanike

Basketboll

Basketboll/ ​Derbi shqiptar në Ligën Ballkanike

news image

Sot do të zhvillohet derbi shqiptar në Ligën Ballkanike ndërmjet Vllaznisë së Shkodrës dhe Pejës.

Vllaznia ka një fitore dhe katër humbje deri më tani, kurse pejanët kanë tri fitore dhe tri humbje.

Verdhezinjtë kanë bërë disa përforcime për stinorin pranveror, ku transferimi më i madh pa dyshim mbetet Dardan Berisha, por edhe me disa lojtarë tjerë në mënyrë që të arrijnë synimet që kanë.

Në sfidën e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave kishte triumfuar Peja në “Karagaçi” me rezultat 78:67.

Ndeshja e sotme në Shkodër do të zhvillohet nga ora 18:00. /Gazeta Sinjali/