Reprezentuesi anglez, Dele Alli, raportohet të jetë objektivi kryesor i Paris Saint-Germainit, transmeton Sporti në Sinjali.
Edhe 24 vjeçari besohet se është duke kërkuar largimin, pasi që nuk është më në planet e Jose Mourinhos.
Sipas gazetarit nga ‘Telefoot’, Simone Rovera, PSG e ka bërë prioritet transferimin e anglezit, i cili gjithashtu pëlqehet edhe nga Pochettino.
Rovera gjithashtu shkruan se Dele Alli dëshiron që të ri-bashkohet me trajnerin argjentinas dhe ky transferim mund të ndodhë gjatë këtij muaji.
Ndryshe, Dele Alli ka kontratë të vlefshme me Tottenham Hotspur deri në vitin 2024. Ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 38 milionë euro.