image Ylli i ri i Barcelonës pritet të zgjatë kontratën

Futboll

Ylli i ri i Barcelonës pritet të zgjatë kontratën

news image

Talenti i Barcelonës, Riqui Puig së shpejti do të rinovojë kontratën me Barcelonën, sipas Fabrizio Romano, përcjell Sinjali Sport.

Katalunasit pritet të aktivizojnë klauzolën e lojtarit, e cila i jep mundësinë për zgjatje 2-vjeçare. Kështu, i riu do të qëndronte në klub deri në vitin 2023.

Kohët e fundit, Barca bëri të njëjtën gjë me Oscar Mingueza, marrëveshja e të cilit po skadonte në verë.

Puig nuk është se ka marrë pëlqimin e trajnerit Ronald Koeman, duke grumbulluar kështu vetëm 477 minuta këtë edicion.

Megjithatë, lojtari konsiderohet si e ardhmja e klubit dhe do të bëjë çmos për ta mbajtur atë në skuadër.

Barcelona në këtë edicion ka përdorur futbollistë të rinj, përpos Puig, ndër lojtarët më të dashur në klub janë edhe Ansu Fati, Pedri e Moriba. /Gazeta Sinjali Sporti/