image Ylli i Real Madridit ndjek Dhurata Dorën në rrjete sociale

Bota e Yjeve

Ylli i Real Madridit ndjek Dhurata Dorën në rrjete sociale

news image

Fama e Dhurata Dorës tashmë ka kaluar edhe kufijtë shqiptarë.

Artistja ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare dhe falë kësaj ka arritur të bëhet e njohur në shumë vende të botës.

Për më tepër emri i Dhuratës nuk është i njohur vetëm brenda rrethit të muzikës. Në listën e shumë personave që ndjekin artisten shqiptare, është vënë re se përfshihet edhe një futbollist shumë i njohur.

Bëhet fjalë për Vinicius Jr., futbollist brazilian, i cili luan si sulmues i krahut në skuadrën e Real Madridit. Po ashtu edhe artistja shqiptare e ndjek Vinicius  Jr. në Instagram, ndërkohë ne u bëmë kurioz të mësojmë se si janë njohur ata të dy me njëri-tjetrin.

Nuk e dimë nëse ata kanë arritur të njihen personalisht apo vetëm përmes rrjeteve sociale, por e sigurt është që Dhurata Dora tashmë është kudo e famshme.

Kujtojmë se para disa javësh këngëtarja publikoi këngën “Only You” në bashkëpunim me Maitre Gims. Kjo këngë rezultoi një hit i vërtetë në Shqipëri e Francë, por edhe në shumë vende të tjera. /GazetaSinjali/