Mbrojtësit të Real Madridit, Marcelo i kanë mbetur edhe disa muaj me klubin spanjoll pasi kontrata i skadon në verë.
Ka pasur spekulime të shumta që Brazili do jetë destinacioni i radhës për Marcelon.
Raportet zbulojnë se braziliani do rikthehet te klubi i fëmijërisë, Fluminese që ëndërrojnë ta rikthejnë mbrojtësin e krahut në skuadër.
Por, është edhe një tjetër klub që e do Marcelon, “Torcedores” raporton se Botafogo është një ndër skuadrat e interesuara. Botafogo sapo është promovuar në ligën, pra ata duan të garojnë për ligën dhe vendin për të hyrë në “Copa Libretadores”.
Ndërkohë, Marcelo është i lirë që të nënshkruajë parakontratë qysh në janar me cilëndo skuadër që do jashtë La Liga-s.