Ylli i skuadrës së Real Madridit, Vinicius Jr, e ka ftuar rep-artisten më të përfolur shqiptare Taynën për të kënduar në Brazil.
Këtë ai e ka bërë përmes një pyetje të parashtruar në profilin e saj në Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
“E dua një koncert në Brazil“, i ka thënë ai Taynës, ku kjo e fundit nuk ka hezituar t’i përgjigjet duke i thënë që ta organizojë koncertin.
“Organizoje atëherë“, ka shkruar Tayna në gjuhën angleze.
Kujtojmë se Vinicius Jr edhe më herët e kishte shpërndarë në profilin e tij këngën e fundit të rep-artistes shqiptare “Sicko”.
Kënga “Sicko” është publikuar në muajin tetor dhe deri më tani numëron mbi 9 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/