Mesfushori i Paris Saint-Germain, Leandro Paredes ka theksuar se “ëndërron” të luajë për Real Madridin.
Argjentinasi iu bashkua PSG-së nga Zenit në vitin 2019, por është kufizuar në vetëm 15 paraqitje në Ligue 1 për shkak të problemeve të lëndimeve.
Paredes po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me kampionët francezë dhe ai ka thënë se do të dëshironte të bashkohej me skuadrën e Santiago Bernabeu.
“Çdo lojtar ëndërron të veshë atë fanellë, është një klub shumë i rëndësishëm”, tha Paredes për TyC Sports.
“Por unë kam shumë respekt për klubin tim, Paris Saint Germain, dhe jam shumë i lumtur këtu”, u shpreh argjentinasi.
Pavarësisht se ka një kontratë që zgjat deri në vitin 2023, Paredes është lidhur me një largim nga PSG këtë verë.
27-vjeçari mund të ketë luajtur tashmë ndeshjen e tij të fundit për klubin kryeqytetas, pasi pësoi një dëmtim muajin e kaluar.
Paredes nuk pritet të jetë i aftë për t’u paraqitur për skuadrën e Mauricio Pochettino para fundit të sezonit.
Ndërsa ëndrra e tij është të luajë në Madrid, ai ka qenë i lidhur ngushtë me një rikthim në Itali.
Juventus, AC Milan dhe Inter thuhet se janë të gjithë pas ish-lojtarit të Romës këtë verë.