Aktori i mirënjohur indian infektohet me koronavirus.
Amitabh Bachchan ka njoftuar fansat se këtë mbrëmje ka marrë rezultatet e testit për koronavirus, që doli të jetë pozitiv.
Ai bëri të ditur se është shtrirë në spital, ndërsa familja dhe stafi i tij po i presin rezultatet e testit.
Bachchan u bën thirrje të gjithë atyre me të cilët ka pasur kontakt 10 ditët e fundit, t’i nënshtrohen testit për COVID-19.
“Këtë mbrëmje jam testuar pozitiv me CoviD… jam transferuar në spital .. spitali informon autoritetet.. familja dhe stafi i janë nënshtruar testeve, presin rezultatet”, ka shkruar aktori. /Gazeta Sinjali/