image Njoftim i rëndësishëm për certifikatën e vaksinimit kundër koronavirusit

Shëndetësi

Njoftim i rëndësishëm për certifikatën e vaksinimit kundër koronavirusit

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se certifikatat digjitale të vaksinimit kundër COVID-19 janë funksionale edhe në vendet e BE-së.

MSH, informon se çdo certifikatë e shkarkuar pas datës 11 korrik 2022 është funksionale për të gjitha vaksinat dhe e lexueshme në pikat hyrëse dhe kontrolluese brenda shteteve të Bashkimit Evropian.

Në mënyrë që qytetarët të mos kenë asnjë problem rreth përdorimit të saj, çdo qytetar i vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19 duhet të hyjë në platformën e-kosova dhe ta shkarkoj përsëri certifikatën.

/GazetaSinjali/