Lojtari i Bayern Munchen, Robert Lewandowski së bashku me gruan e tij kanë dhuruar 1 milion euro për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit.
Për shkak të kësaj pandemie, shumë njerëz tashmë kanë lënë punët e tyre dhe shumë lojtarë po japin fonde për të ndihmuar njerëzit, transmeton Gazeta Sinjali.
Përveç Lewandowskit, edhe disa lojtarë të Bayern Munchen kanë marrë aksione të ndryshme për të mbledhur fonadacione për ndihma.
Ekipi i Man United dhe I Man Cityt po ashtu sot kanë dhuruar 100 mijë euro si ndihma për qytetarët e Manchesterit./Gazeta Sinjali/