image Këshilltari i Thaçit thotë se zv/ministri i VV-së kishte bërë kallëzim penal ndaj Haki Abazit

Kosovë

Politikë/ Këshilltari i Thaçit thotë se zv/ministri i VV-së kishte bërë kallëzim penal ndaj Haki Abazit

news image

Adil Behramaj, këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka thënë se zëvendësministri në detyrë i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani kishte bërë kallëzim penal ndaj tani zëvendëskryeministrit në detyrë nga po kjo parti, Haki Abazit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Behramajt kallëzimi penale kishte të bënte me abuzimet që sipa tij Haki Abazi i kishte bërë me fonde.

“Avni Zogiani dikur kishte bërë edhe Kallëzim Penal për abuzimet e Haki Abazit, pasi që ishin konkurrentë në vjeljen e fondeve. Por, këta dy dhe grupin e Kurtit tash i ka bashkuar abuzimi me pushtetin! Ju nuk jeni Qeveria e Kosovës, por kapësit e saj. As partner për qeverisje më nuk po gjeni. Si abuzues të pushtetit jeni shkarkuar nga 2/3 e përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Reagimi i këshilltarit të Thaçit erdhi pasi Zogiani tha se presidenti është në rënie dhe me “njërën këmbë në të kaluarën”.

“Ti je president ë rënie” Tashmë njërën këmbë e ke në të kaluarën, sepse është duke perënduar koha e krimit në politikë”, shkroi zëvensëministri në detyrë i Infrastrukturës./Gazeta Sinjali/