COVID-19

Të infektuar

4715

Të shëruar

2227

Të vdekur

101

Limaj thotë se zhbllokimi i fondit 250 mijë dollarësh për Kosovën është lajm i mrekullueshëm

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas lajmit se Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) ka zhbllokuar fondin prej 250 mijë dollarësh për Kosovën, shkruan Gazeta Sinjali.

Limaj ka thënë se ky është një lajm i mrekullueshëm për Kosovën, derisa ka shtuar se kjo e fundit është e bekuar për miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Lajm i mrekullueshëm vendimi i MCC-së për zhbllokimin e fondeve për Kosovën. Rrugëtimi i Kosovës në këto vite është i lidhur ngusht me ShBA-të. Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës“, ka shkruar Limaj në Facebook.

Vendimi për zhbllokimin e programit të MCC-së për Kosovën erdhi pasi Qeveria Hoti vendosi për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj mallrave serbe.

Kujtojmë, se MCC kishte bllokuar investimet e saja në Kosovë pas refuzimit të qeverisë së Kosovës për të hequr taksën ndaj mallrave serbe. Një vendim i tillë i MCC-së ishte marrë gjatë kohës së Qeverisjes Kurti./Gazeta Sinjali/

Lajm i mrekullueshëm vendimi i MCC-së për zhbllokimin e fondeve për Kosovën.Rrugëtimi i Kosovës në këto vite është i…

Gepostet von Fatmir Limaj am Samstag, 6. Juni 2020

Shpërndaje artikullin