image Ylli edhe më afër kurorëzimit me titullin e kampionit, fiton ndeshjen e dytë ndaj Pejës

Basketboll

Ylli edhe më afër kurorëzimit me titullin e kampionit, fiton ndeshjen e dytë ndaj Pejës

news image

Ka përfunduar edhe ndeshja e dytë në finalen mes Yllit dhe Pejës në Superligën e Kosovës në basketboll, transmeton Sinjali Sport.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “13 qershori” në Suharekë përfundoi në të mirë të vendasve, me rezultat 75:73.

Skuadra therandase luajti lojë ekipore, ku e gjithë pesëshja startuese shënuan pikë dyshifrore, me Diemetris Morant më efikasit që shënoi 17 pikë dhe Erjon Kastratin me 15 sosh.

Në anën tjetër Dardan Berisha edhe njëherë i tregoi cilësitë e tij, duke realizuar 29 pikë, i ndihmuar edhe nga Brandon Walter që luajti me double double të frikshëm prej 14 pikëve dhe 20 kërcimeve, por pa gjetur fitoren.

Golden Eagle Ylli është afër të shpallet kampion i këtij sezoni, ku i nevojitet vetëm edhe një fitore./Gazeta Sinjali Sporti/