Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar Yll Rugovën, zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Siç njofton Zyra e kryeministrit, Yll Rugova u lind më 1984 në Prishtinë. Ka mbaruar studimet bazike dhe ato të masterit për Dizajn Grafik në Fakultetin e Arteve, Universiteti i Prishtinës.
Ka qenë Drejtor i Kulturës në Komunën e Prishtinës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në fillim të legjislaturës së fundit. Themelues i hapësirës ekspozuese për artet pamore “Motrat” në Prishtinë, ndërkohë që ka ushtruar veprimtarinë profesionale kreative edhe përmes grupit të dizajnit “Tembelat”.
Shquhet si aktivist i shoqërisë civile, i angazhuar në protesta dhe aktivitetet tjera politike. /Gazeta Sinjali/