image Yll Limani publikoi prapaskenat e këngës “Harrom”

Bota e Yjeve

Video/ Yll Limani publikoi prapaskenat e këngës “Harrom”

news image

Yll Limani është njëri nga këngëtarët më të pëlqyer në trojet shqiptare.

Ai ka arritur që me zërin e tij unik dhe baladat të bëjë për vetë një numër të madh të njerëzve, transmeton Gazeta Sinjali.

Njëra nga këngët më të pëlqyera të Yllit është padyshim “Harrom”, e cila është publikuar në janar të këtij viti. Anipse kanë kaluar muaj që nga publikimi i kësaj kënge, artisti ka vendosur t’i befasojë fansat e tij, duke publikuar prapaskenat e klipit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Yll Limani, përmes rrjetit social Instagram.

Shijoni prapaskenat e xhirimit të klipit Harrom”, ka shkruar ai sipër fotografisë së publikuar.

Prapaskenat e këtij klipi mund t’i shikoni në videon e mëposhtme.

Balada “Harrom” është publikuar më 28 janar të këtij viti dhe deri më tani numëron mbi 12 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/