Kantautori i njohur njëherësh shumë i dashur shqiptar, Yll Limani, ka vendosur t’i bëjë një befasi fansave të muzikës së tij para natës së Vitit të Ri.
Këtë e ka bërë të ditur vetë artisti, përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
Anipse Ylli nuk ka shkruar asgjë në këtë video, fansat kanë aluduar menjëherë se bëhet fjalë për një projekt të ri muzikor.
Burime të Prives, kanë zbuluar se bëhet fjalë për këngën e titulluar “Engjëj”, e cila do të publikohet këto ditë./Gazeta Sinjali/