Këngëtari i njohur, Yll Limani, ka uruar ndjekësit për vitin 2021, duke treguar edhe për ndryshimin e ri në ekipin e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Ylli ka prezantuar menaxherin e tij të ri, Bonart Ajvazin, i cili njëherit është edhe shoku i tij .
“Më lejoni t’ju uroj Vitin e Ri duke ju prezantuar me vëllain tim, shokun tim dhe tashmë edhe menaxherin tim, Bonart Ajvazin. Është koha të fillojmë diçka të re dhe t’i besojmë magjisë së fillimeve të reja.”, ka shkruar Ylli.
Kujtojmë që projekti i tij më i fundit është dueti me Dafina Zeqirin, i cili u prit shumë mirë nga publiku.