image Yakin mohon zërat për largimin e Shaqirit nga kombëtarja e Zvicrës: Ai është shumë i vlefshëm për ne

Futboll

Yakin mohon zërat për largimin e Shaqirit nga kombëtarja e Zvicrës: Ai është shumë i vlefshëm për ne

news image

Përzgjedhësi i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka shuar zërat për një largim të mundshëm të Xherdan Shaqirit nga kombëtarja helvete.

Pas Botërorit në Katar ka pasur të tillë që kanë vlerësuar se Shaqiri duhet të largohet.

Yakin ka lavdëruar performancat e Shaqirit në Botëror, duke u shprehur se ai ishte i përfshirë në të gjitha golat e kombëtares gjatë asaj kampanje.

Sipas tij, prezenca e Shaqirit nuk duhet të diskutohet dhe nëse ai është në formë, ai është shumë i vlefshëm.

Në mars nisin kualifikimet e Evropianit: I pyetur se a do të jetë Xherdan Shaqiri kundër Bjellorusisë dhe Izraelit në muajin mars kur nisin kualifikimet e Evropianit, ai tha:

“Shaq ishte i përfshirë në të gjitha golat tona në Kupën e Botës. Kur e zëvendësova me Serbinë, ai ishte shumë i zemëruar. Duhet të jetë pikërisht kështu. Shaq ka treguar se nuk ka nevojë për praktikë në ndeshje për të dhënë. Ai është gati kur të vijnë ndeshje të mëdha. Ne nuk duhet të diskutojmë Shaqin: nëse ai është në formë, ai është shumë i vlefshëm për ne”, ka deklaruar Yakin.

/GazetaSinjaliSport/