image Xhuli tregon për ish-partnerin: Ma mori kartelën e paratë, mbeta pa bukë tri ditë

Bota e Yjeve

Xhuli tregon për ish-partnerin: Ma mori kartelën e paratë, mbeta pa bukë tri ditë

news image

Juliana Nura përveç përfshirjes në debate me pjesën më të madhe të banorëve të Big Brother VIP Kosova shpesh herë ka rrëfyer edhe për vështirësitë që ka kaluar në jetë.

Modelja nga Drenica ka treguar për sfidat nëpër të cilat ka kaluar në jetën e saj si emigrante në Evropë.

Xhuli një rrëfim të tillë e ka bërë së fundmi edhe me banoren nga Shqipëria, Melisa Lleshin.

Ajo ka treguar se ka patur periudha kur ka kaluar deri në tre ditë pa ngrënë bukë duke u ushqyer vetëm me gjërat që kishte në vendin ku punonte ndërsa ka zbuluar edhe problemet që kishte me ish-partnerin gjatë kësaj periudhe.

“Sapo erdha në Londër, ka qenë një moment që unë tre ditë kam ndenjur pa ngrënë bukë, vetëm ujë të punës dhe gjërat që kishim mundësinë t’i merrnim pa para, me ato kam shkuar deri sa s’më ka dal paga, sepse krejt paratë i kishte ai”, ka thënë Xhuli.

“Ma morri kartelën, të gjitha mi morri, as pasaportë nuk kisha. Është një jetë shumë e vështirë. Jam shqiponjë, sepse jeta më ka bërë shqiponjë. Nesër vajza ime nuk do doja të bëhej si unë, sepse bëhesh aq e ftohtë nga ndjenjat”, ka shtuar ajo.

Këtë Xhuli e ka diskutuar pasi tha se ishte e prekur me rrëfimin tronditës që Melisa bëri gjatë spektaklit të kaluar ditën e hënë.

Melisa tregoi se ishte ngacmuar seksualisht që në moshën pesë vjeçare dhe se kjo situatë kishte bërë që ajo të kalonte edhe në ankth.

/GazetaSinjali/