image Dramë në BBVK, Buci zbulon detaje të tjera nga planet e Ganiut për të bërë komplot

Bota e Yjeve

Dramë në BBVK, Buci zbulon detaje të tjera nga planet e Ganiut për të bërë komplot

news image

Nata e mbrëmshe e Prime-it ishte përplot momente të tensionuara, debate, por edhe surpriza të këndshme.

Qysh në fillim të spektaklit filluan debatet e zënkat, për shkak të deklaratave të forta e akuzave që hodhi Ganiu kundër Bucit.

Së pari ai erdhi me një histori që kishte ndodhur jashtë shtëpisë, para se të fillonte ky Big Brother, që sipas tij Buci e një i afërm i tij e kishte shantazhuar Ganiun.

Më tutje ai vazhdoi edhe me akuza në të cilat u përfshi Santiana, duke i thënë Bucit që ai po e shfrytëzon banoren.

Me sa duket Buci ka vendosur që ta sqarojë këtë gjë me banorët e tjerë duke dhënë edhe më shumë detaje.

Teksa qëndronin bashkë në dhomën e grimit Buci fillon rrëfimin.

“Ka ardhë në Zonë, e kam pritë dhe i kam thënë që nuk është mirë të rrimë bashkë, ai gjithashtu më ka shkruar duke më thënë që kemi me folë diçka për lojë, të bëjmë komplote, por unë nuk i kam dhënë rast hiç, sepse Prishtina është e vogël, Kosova është e vogël e merret vesh, shihet, e thonë këta të dy janë bashkë. Edhe Metin e kam taku, e ka ditë ai për mu, edhe unë për të që kemi me hy në Big Brother, por nuk kam dashtë as me e diskutu këtë temë, sepse mundet me e shfrytëzu”, tha ai.

/GazetaSinjali/