Ka nisur ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”, e cila është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri.
Si çdo herë tjetër, para fillimit të ndeshjes u intonuan himnet e të dy shteteve.
Gjatë intonimit të himnit të Kosovës, gjesti i Xherdan Shaqirit mori vëmendjen, pasi i njëjti u pa duke e nderuar atë me mbajtjen e dorës në zemër.