Xherdan Shaqiri është prezantuar te skuadra e re, Chicago Fire, shkruan Sinjali Sport.
Ylli zviceran kompletoi transferimin te skuadra amerikane nga Lyoni për shtatë milionë euro në fillim të këtij muaji.
Shaqiri kapitullin e ri në karrierën e tij pritet ta fillojë me 27 shkurt në udhëtim ndaj Inter Miamit.
Good vibes ~only~ pic.twitter.com/icAQ48E6Mf
— Chicago Fire FC (@ChicagoFire) February 21, 2022
Për 30 vjeçarin kjo do jetë një aventurë krejtësisht e re dhe më ndryshe nga tjerat, pasi për herë të parë luan në një kontinent tjetër, të cilët sportin e futbollit e quajnë “soccer”.
Xherdani njihet për një karrierë të pasur, ku edhe është shqiptari më i suksesshëm ndonjëherë, pasi ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, një herë Premierligën, tre herë Bundesligën, Superkupën evropiane dy herë dhe kupën e botës për klube dy herë, e poashtu dhe disa kupa dytësore me Bayern Munichun e Liverpoolin.
Reprezentuesi i Zvicrës karrierën e nisi te Baseli, më pas u transferua te Bayerni, pastaj te Interi për një sezon, e ku më pas u transferua në Premierligë te Stoke City, e prej aty te Liverpooli, ku i fitoi të gjitha, derisa u largua drejt Lyonit në vitin 2021, ku zhvilloi vetëm gjysmësezonin momental. /GazetaSinjaliSporti/