image Xhensila Myrtezaj ka gati këngën e re?

Bota e Yjeve

Showbiz/ Xhensila Myrtezaj ka gati këngën e re?

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare Xhensila Myrtezaj, siç duket ka gati projektin më të ri muzikor.

Të paktën kështu po mendojnë fansat e artistes, të cilët kanë ngritur këto dyshime menjëherë pas një imazhi të publikuar së fundmi në Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi nga Parisi, të cilën e ka shoqëruar me këtë mbishkrim: “Sa te perendoj dhe Hena me ty po du me u nis, me nje tango ne Paris…”.

https://www.instagram.com/p/B3kUlmBBAFn/

Kështu ndjekësit e artistës mënjëherë kanë pyetur se kur do të dalë kënga.

Kësaj pyetje ka vendosur të mos i përgjigjet Xhensila, e cila ka zgjedhur që të mos tregojë detaje të tjera se për çfarë konkretisht po bëhet fjalë.

“Sekreti im” në bashkëpunim me Pirro Cakon është projekti i fundit i këngëtares, Kënga është publikuar në muajin mars dhe deri më tani numëron mbi 11 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/