image Xhaxhai përdorues i drogave, të miturat nga Kamenica në telashe, dërgohen në strehimore

Siguri

Xhaxhai përdorues i drogave, të miturat nga Kamenica në telashe, dërgohen në strehimore

news image

Dy vajza të mitura nga fshati Novosellë e Kamenicës janë dërguar sot në strehimore për shkak të dhunës në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, dy motrat njëra 15-vjeç e tjetra 17-vjeç janë ankuar për xhaxhain e tyre që është përdorues i narkotikëve, i cili po u shkakton frikë dhe pasiguri për të qëndruar në shtëpinë e tyre.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se kjo po ndodhë pasi që dy të miturat jetojnë vetëm me gjyshen dhe xhaxhain e tyre.

Sipas të njëjtave burime lidhur me këtë rast, më 9 prill, prokurorja kishte marrë vendim për të filluar hetimet për dhunë në familje.

Por për shkak të shqetësimeve të vajzave, sot, me urdhër të prokurores, të miturat janë dërguar në strehimore përkohësisht, deri në zgjidhjen  e statusit.

/GazetaSinjali/