Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se nuk do të dënohet kurrë për korrupsion.
Haliti këtë deklaratë e bëri përderisa analisti Imer Mushkolaj, e mori si shembull se nëse ai do të dënohej për kriminalitet e korrupsion, a do të duhej të fajësohej e gjithë PDK-ja, shkruan Gazeta Sinjali.
“Mua s’kanë me më dënuar kurrë për atë punë, jo jo s’kanë me më dënuar”, ka thënë ai në emisionin “Debat Plus” të Rtv Dukagjinit./Gazeta Sinjali/