Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës ka arritur t’i sigurojë votat e nevojshme për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.
Ai ka siguruar 10 mijë e 562 vota, duke u renditur i 9-ti në listën e PDK-së.
PDK do t’i ketë 19 deputetë në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Haliti, si njëri prej figurave më të rëndësishme dhe më konstante të PDK-së, në zgjedhjet e kaluara nuk pati arritur të bëhet deputet, ku kishte marrë 8 mijë e 351 vota.