Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, është deklaruar pas ndeshjes me Kosovës, ku para mediave tha se është e rëndësishme është që janë kualifikuar në Euro 2024, teksa u shpreh i lumtur për këtë kualifikim.
Xhaka vlerësoi se nuk ishte punë e mirë goli i pranuar nga Kosova, duke shtuar se nuk kanë përfituar nga rastet e tyre edhe në ndeshjen daj Izraelit, kështu duke i lënë hapësirë kundërshtarit të shënojë në të gjitha rastet.
“Mund të jemi të lumtur dhe jemi të lumtur në fakt. Nuk ishte e garantuar që do të kualifikohemi për herë të gjashtë rresht. Natyrisht, nuk është mirë që kemi pranuar gol tjetër”.
“Nuk kemi përfituar nga rastet tona në ndeshjen ndaj Izraelit. Momentalisht po duket se kundërshtarët shënojnë nga secili rast që krijojnë. Ne luajmë futboll të mirë dhe krijojmë shumë raste, por nuk fitojmë”.
“Jemi të pamposhtur, por disi ende ka probleme. Sonte nuk dua të flas për trajnerin. Unë luaj ku më vendos ai. Kjo është e tëra”, ka thënë Xhaka pas ndeshjes.
Zvicra dhe Kosova barazuan 1-1 në Bazel të shtunën në mbrëmje dhe ky barazim i mjaftoi Zvicrës për kualifikim, duke iu bashkuar Rumanisë.