image Xhaka pas barazimit ndaj Bjellorusisë: Rekordi më bën krenar por më e rëndësishme ishte ta fitonim ndeshjen

Futboll

Xhaka pas barazimit ndaj Bjellorusisë: Rekordi më bën krenar por më e rëndësishme ishte ta fitonim ndeshjen

news image

Zvicra ka barazuar me rezultat 3-3 ndaj Bjellorusisë në kualifikueset për EURO 2024.

‘Helvetët’ ishin pranë disfatës, përpara se dy gola në fund të ndeshjes t’i shpëtonin ata dhe të dilnin të pamposhtur.

E përpara ndeshjes, Granit Xhaka u nderua pasi zhvilloi ndeshjen e 118-të me helvetët, duke e ka barazuar rekordin e Heinz Hermannit për më së shumti ndeshje të zvhilluara me Zvicrën.

Ndërkohë pas ndeshjes, Xhaka tha se ky rekord e bën atë të ndihet krenar, po është shprehur i zhgënjyer me barazimin.

“Rekordi më bën krenar, por për mua më e rëndësishme ishte ta fitonim ndeshjen. Ne ishim tepër dominues, por nuk i shfrytëzuam rastet duhet rastet. Ne treguam moral, por rezultati ishte zhgënjyes. Ne nuk jemi në gjendje të luajmë lojën tonë për 90 minuta për momentin, për të qenë i sinqertë, nuk e di saktësisht se për çfarë bëhet fjalë”, ka thënë Xhaka pas ndeshjes.

/GazetaSinjaliSport/