Granit Xhaka solli një tjetër moment historik personal të dielën – paraqitja e tij kundër Nottingham Forest ishte e 200-ta në Premier League.
Ai u bë vetëm lojtari i 17-të që arrin 200 paraqitje për klubin dhe mesfushori i gjashtë.
“Dyqind ndeshje në Premier League për këtë klub të mrekullueshëm futbolli më bëjnë krenar”, tha ai për Arsenal.com pas ndeshjes.
“Më bën krenar për veten time, për bashkëlojtarët e mi, për stafin që kam pasur në shtatë vitet e fundit. Nuk është e zakonshme të bësh 200 ndeshje për një klub si ky, gjithmonë them se dua t’i kthej diçka. Ndihem si në shtëpinë time, kështu që shpresoj se do të ketë më shumë.
“Dyqind ndeshje, ju nuk mund ta arrini këtë nga sot nesër. Duhet shumë punë, shumë disiplinë, shumë njerëz janë përfshirë rreth meje gjatë shtatë viteve të fundit dhe në fund është punë e vështirë”.
Ishte mënyra perfekte për Granit për të festuar, pasi fitorja ndaj Forestit ishte më e thella e sezonit dhe i riktheu ata në vendin e parë në Premier League.
“Kjo është ajo që ne duam të shohim, ne lojtarët, tifozët dhe klubi i futbollit,” shtoi ai. “Ne e meritojmë të jemi aty për mendimin tim, tani duhet të vazhdojmë, të vazhdojmë të besojmë në njëri-tjetrin se mund të bëjmë diçka të veçantë”, ka deklaruar Xhaka.