image Formacionet zyrtare Zurich - Arsenal, Xhaka kapiten i skuadrës

Futboll

Formacionet zyrtare Zurich – Arsenal, Xhaka kapiten i skuadrës

news image

Arsenali do të hapë kampanjën e re të Ligës së Evropës sot nga ora 18:45.

Topçinjtë ndeshjen e parë të fazës së grupeve do ta zhvillojnë ndaj skuadrës zvicërane Zurich.

Për këtë ballafaqim, ‘Gunners’ ka bërë disa ndryshime në formacion, duke i ruajtur disa titullarë për sfidën e së dielës në Premier League ndaj Evertonit në Emirates.

Arsenal XI: Turner; Tomiyasu, Holding, Gabriel, Tierney; Lokonga, Xhaka, Vieira; Marquinhos, Nketiah, Martinelli.

Zurich XI: Brecher, Kamberi, Kryeziu, Aliti, Boranijasevic, Dzemaili, Selnaes, Okita, Krasniqi, Guerrero, Aiyegun.

Granit Xhaka do të jetë kapiten i skuadrës së Arsenalit për takimin e sotëm.

/GazetaSinjaliSport/