image Jesus për Xhakën: Jam shumë i lumtur që luaj me të, ai është inteligjent dhe një lojtar cilësor

Futboll

Jesus për Xhakën: Jam shumë i lumtur që luaj me të, ai është inteligjent dhe një lojtar cilësor

news image

Arsenali triumfoi ndaj Brentfordit me rezultat të pastër 3-0 në udhëtim, duke fituar ndeshjen e 6-të në 7 ndeshje.

Golat për londinezët u shënuan nga William Saliba, Gabriel Jesus dhe Fabio Vieira i cili e bëri debutimin e plotë duke realizuar një eurogol.

Granit Xhaka po vazhdon formën e mirë me Arsenal, duke dhënë një asistim fantastik në golin e dytë për Gabriel Jesus.

Pas ndeshjes, braziliani ka thurur lavde për Xhakën, duke thënë se ai është një lojtar intelegjend dhe cilësor.

“Ai më gjeti! Ai bën shaka ndonjëherë se dëshiron të përmirësojë asistimet e tij dhe më pas më jep shumë topa, jam shumë i lumtur që luaj me të. Ai është inteligjent dhe një lojtar cilësor gjithashtu. Një top i mrekullueshëm, një krosim i mrekullueshëm dhe mund ta drejtoja drejt rrjetës, ndaj jam i lumtur”, ka deklaruar Jesus.

Arsenali rimori kreun e tabelës, duke qëndruar në pozitën e parë me 17 pikë.

/GazetaSinjali/