image Xhaferi: Na është bërë padrejtësi me mosçeljen e negociatave, por shpresën s’e humbim

Rajon

Xhaferi: Na është bërë padrejtësi me mosçeljen e negociatave, por shpresën s’e humbim

news image

Samiti për Paqe i Evropës Juglindore ka vazhduar sot në Tiranë, ku kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka komentuar mos çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, duke thënë se të dy vendeve iu është bërë e padrejtë por nuk duhet humbur shpresë.

Ai ka thënë se shpresojmë që deri në fund të vitit Maqedonia e Veriut të bëhet anëtari i tridhjetë i NATO-s. Ndërsa, sa i përket integrimit në BE, tha se do të vazhdohet me ritmin e njëjtë të reformave pasi kjo është për zhvillimin dhe përparimin e vendeve tona, për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Na u është bërë padrejtësi por nuk guxojmë të humbim shpresë dhe se duhet të ndjekim rrugën e njëjtë të përmbushjes së kritereve, gjegjësisht bërjes së reformave”, tha ai.