Trajneri i Barcelonës, Xavi po planifikon që ta forcojë pjesën e sulmit të skuadrës së tij andaj edhe ka zhvilluar takim me drejtuesit e klubit.
Sipas mediave spanjolle, Xavi ju ka bërë të ditur drejtuesve se po synon transferimin e sulmuesit spanjoll, Alvaro Morata, i cili aktualisht është pjesë e Juventusit.
Në anën tjetër te skuadra italiane po synojnë që ta mbajnë Moratan në klub deri në fund të sezonit.
Kurse, Barcelona është duke u përballur me probleme për shkak të lëndimeve dhe largimeve nga klubi.