image Xavi pranon t’i bashkohet Barcelonës, shkëput kontratën me Al Saad

Futboll

Xavi pranon t’i bashkohet Barcelonës, shkëput kontratën me Al Saad

news image

Pas humbjes ndaj Rayo Vallecano me rezultat 1-0, Barcelona dje shkarkoi trajnerin, Ronald Koeman, shkruan Gazeta Sinjali.

Koeman u shkarkua pas rezultateve të dobëta me Barcelonën.

Blaugranët regjistruan katër fitore në 10 ndeshjet e para të La Ligas në këtë sezon, kurse në Champions League u mposhtën nga Bayern dhe Benfica.

Ndër emrat më të përfolur për të marrë postin e Barcelonës është, Xavi Hernandez

Spanjolli tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën katalunase, raporton ‘Diario Sport‘.

Me marrëveshjen tashmë të mbyllur me trajnerin, e vetmja gjë që ka mbetur është që të bihet dakord për lirimin e tij nga kontrata me skuadrën nga Katari, Al Saad.

Për prishjen e kontratës së tij duhet paguar një milion euro. /GazetaSinjaliSporti/