Xavi ka insistuar se Barcelona nuk është e varur nga Pedri, pavarësisht se ka pranuar se mesfushori është “një lojtar i jashtëzakonshëm”.
Pedri bëri një paraqitje të shkëlqyer për të ndihmuar Barçën të arrinte një fitore 3-2 në Levante në ndeshjen e tyre të fundit në La Liga, të cilën ai e mbylli duke shënuar golin e tij të tretë këtë sezon, shkruan Sinjali Sport.
19-vjeçari humbi gjysmën e parë të sezonit për shkak të një dëmtimi në kofshë, por Blaugranët kanë regjistruar nëntë fitore dhe një barazim që nga rikthimi i tij në janar.
Xavi ishte i kënaqur nga performanca e Pedrit kundër Levantes dhe e pranon se ai mund të jetë kretatori i diferencës në ndeshje, por ka hedhur poshtë idenë se ai po e mban Barçën në të njëjtën mënyrë si Lionel Messi përpara largimit të tij verën e kaluar.
“Unë nuk do ta thosha këtë,” u tha ai gazetarëve. “Shikoni, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Mos kurseni në lëvdata për të. Ai është një lojtar që më emocionon dhe që mund të bëjë diferencën.
“Ai ka shënuar një gol të mrekullueshëm [kundër Levantes], por unë nuk mendoj se ka [një varësi prej tij]. Frenkie [de Jong] dhe Nico [Gonzalez] bënë gjithashtu përpjekjet. Kjo është ajo që ne të gjithë duhet të bëjmë. Nuk mund të luash gjithmonë futboll të bukur”, u shpreh trajneri spanjoll.
Fitorja e Barçës kundër Levantes ishte e shtata radhazi e tyre në La Liga, duke ulur diferencën ndaj liderit Real Madrid në 12 pikë.
Ekipi katalanas është gjithashtu i pamposhtur në 15 ndeshje të ligës, dhe ende ka një lojë në dorë, teksa ata kërkojnë të arrijnë një triumf të pamundur për titull.
Skuadra e Xavi është gjithashtu në kërkim të lavdisë së Ligës së Evropës, me ndeshjen e dytë të çerekfinales kundër Eintracht Frankfurt që do të zhvillohet në Camp Nou të enjten.