image Xavi flet edhe njëherë për situatën e Dembeles: Do t'ia rinovoja kontratën menjëherë

Futboll

Xavi flet edhe njëherë për situatën e Dembeles: Do t’ia rinovoja kontratën menjëherë

news image

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur edhe njëherë për situatën e Ousmane Dembeles.

Tekniku spanjoll vazhdon të theksojë se ai shpreson që francezi të qëndrojë.

I pyetur për negociatat e kontratës me Ousmane Dembélé, ai tha: “Klubi po punon për këtë, Ousmane është një lojtar shumë i rëndësishëm për strategjinë tonë. Shpresoj që ai të qëndrojë këtu. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për Barçën, si Gavi dhe Araújo – shpresoj se ata mund të qëndrojnë këtu, ne do të jemi më të fortë”, u shpreh ai.

Xavi gjithashtu theksoi se do t’ia rinovonte kontratën menjëherë sulmuesit.

“Unë do të nënshkruaja kontratën e tij të re menjëherë, pa dyshim! Por ne kemi nevojë për numrat që të funksionojnë, është një negociatë – e njëjta gjë me Araújo që duket pothuajse e përfunduar, Gavi, Sergi Roberto. Shpresoj që ai të qëndrojë. Ai mund të jetë një nga lojtarët më të mirë të botës në pozicionin e tij”, përfundoi ai.

/GazetaSinjaliSport/