Trajneri i ri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka paralajmëruar befasi në formacionin e klubit spanjoll në takimin me Espanyolit, shkruan Sinjali Sport.
Disa lojtarë në skuadrën e Barcelonës tani kanë shansin për të filluar nga e para nën drejtimin e Xavit, ndërsa Blaugranasit kanë nevojë për një rikthim të shpejtë në paraqitje pasi aktualisht janë në vendin e nëntë, 11 pikë larg liderit të ligës, Real Sociedad.
“Do të shohim se kush do të luajë. Do të stërvitemi më vonë. Nuk kam vendosur për njëmbëdhjetëshen dhe i kam kushtuar shumë rëndësi stërvitjes. Përshtypja ime për lojtarët e rinj është e mirë. Ne nuk kemi Ansu [Fati] ose [Ousmane] Dembele , Martin [Braithwaite] ose Kun [Aguero]. Ne do të duhet të përdorim të rinj, por ata janë gati. Mund të ketë disa surpriza. Do të shoh kur të shikoj seancën stërvitore këtë mbrëmje”, tha Xavi.