image Xavi nuk do t'i ketë në dispozicion 10 lojtarë për sfidën ndaj Mallorcas

Futboll

Xavi nuk do t’i ketë në dispozicion 10 lojtarë për sfidën ndaj Mallorcas

news image

Barcelona do të jetë me një numër të madh mungesash për duelin ndaj Mallorcas.

Skuadra blaugranase do të ketë një përballje jo edhe aq të lehtë, shto këtu faktin se duhet të bëjë kalkulimet pa 10 futbollistë.

Xavi Hernandez do të jetë i gjymtuar në të gjitha repartet me së paku nga një lojtar.

Lojtarët që pritet të mungojnë janë Dani Alves, Sergino Dest, Sergi Roberto, Clement Lenglet, Sergio Busquets, Gavi, Pedri, Ansu Fati, Memphis Depay dhe Martin Braithwaite.

Gavi, Pedri, Busquets, Ansu Fati e Memphis Depay kanë qenë në planet bazë të Xavi këtë sezon, por minuta ka pasur edhe për Dest e Lenglet.

Mbetet të shihet se si do të bëjë spanjolli pa shërbimet e këtyre lojtarëve. /Gazeta Sinjali Sporti/